Kosova
Vlerat ushqyese të peshkut
Peshku është një ushqim me vlera të larta ushqimore, përmban proteina cilësore dhe një gamë të gjerë vitaminash dhe mikroelementësh, përfshirë këtu vitaminat A dhe D, fosfor, kalcium, hekur, bakër, magnezium, selenium jod etj. Proteinat e peshkut përmbajnë të gjitha llojet e aminoacideve të nevojshme për rritjen e organizmit të trupit të njeriut. Ato treten lehtë dhe janë superiore ndaj proteinave të tjera të zarzavateve e drithërave dhe shumë të vlefshme, si dhe të gjithë proteinat e mishit të zakonshëm, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, edhe në sasi të vogla, peshku ka një impakt të theksuar pozitiv në përmirësimin e dietës së njeriut. Vaji i peshkut përmban acide yndyrore të domosdoshme për zhvillimin e trurit të njeriut dhe është dhe një ushqim i domosdoshëm për nënat shtatzana.
Përgjithësisht, njerëzit e vendeve në zhvillim janë shumë më të varur nga ushqimi i peshkut se sa ata të vendeve të zhvilluara. Kështu p.sh. në Amerikën Veriore njerëzit marrin nga peshku 7% të proteinave shtazore, në Europë 9%, ndërsa në Afrikë, Azi dhe në vendet e tjera me të ardhura më të ulëta njerëzit sigurojnë respektivisht 17, 26 dhe 22% të këtyre proteinave.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











