Kosova
Heqjes së barrikadave nuk i gëzohet vetëm Putini
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka mirëpritur heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të vendit, derisa ka kërkuar që tani të gjithë të punojnë për një të ardhme evropiane.
Ajo i ka vlerësuar të panevojshme dhe të turpshme veprimet e serbëve me barrikadimin e lëvizjes së lirë, por ka thënë se, edhe pse e vonuar, ‘zgjidhja diplomatike apo civile’ është më e mirë se sa ajo ushtarake.
“Besoj se të gjithë ne ndjehemi të çliruar. Kemi shpresuar për një kohë të gjatë që këto barrikada të hiqeshin nga ata njerëz që i kishin vendosur dhe që po i shtonin barrikadat në ditët e fundit. Po prisnim në prapavijë një marrëveshje. Barrikadat ishin provokim dhe gjë e panevojshme. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë provokuar nga këto veprime”, ka theksuar Von Cramon.
Ajo ka thënë se Evropës dhe rajonit nuk i duhet edhe një front dhe një agresion ushtarak. Vendimin e gjykatës për ndryshimin e masës ndaj Dejan Pantiqit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ajo e ka vlerësuar ‘të arsyeshëm’. “Ishte vendim nga gjykata. Një gjyqtar ka vendosur në bazë të një vlerësimi mbi gjendjen shëndetësore të akuzuarit dhe mbi raportin mjekësor të EULEX-it. Pra i besoj këtij vendimi dhe besoj se ishte vendim i arsyeshëm që të vendoset arresti shtëpiak në vend të paraburgimit. Procedura vazhdon tutje dhe Pantiq do të trajtohet si çdo person tjetër i akuzuar”, ka shtuar ajo.
Sa i përket vendosjes së barrikadave dhe gjendjes së tensionuar në terren, ajo nuk ka dashur të flasë se kush ishte fajtor, Kosova apo Serbia. Ka kërkuar që fokusi të jetë në të ardhmen dhe jo në të kaluarën.
“Unë do të rekomandoja që mos t’i kthehemi të kaluarës sërish. Kemi një interes përpara që të dyja vendet të kenë mundësinë që të hyjnë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një propozim në tryezë që do ta përshpejtonte në një mënyrë këtë lloj procesi. Le të merremi me çështje të tjera, e jo me të kaluarën. Ajo që na duhet është të kemi një lloj përkushtimi për të parë që njerëzit janë të gatshëm të pajtohen dhe të arrijnë kompromisin”, ka nënvizuar Von Cramon.
Ajo tutje ka theksuar se çdokush e ka mirëpritur këtë zhbllokim, përveç ‘Putinit apo Rusisë, që gjithmonë kanë interes të pengojë integrimin evropian’.
“Kushdo që ka interesim që të shohë që qytetarët e Kosovës dhe fqinjët tuaj të jenë të integruar dhe të kryejnë të gjitha reformat e kanë mirëpritur këtë”, ka thënë ajo.
Sa i përket mosndërhyrjes së KFOR-it për të hequr barrikadat përgjatë 20 ditëve, ajo ka thënë se “ndoshta ka pasur arsye që KFOR-i nuk ka ndërhyrë. “Ndoshta ka pritur një zgjidhje diplomatike/civile e jo ushtarake, sepse çdo gjë e cila do të përshkallëzonte më shumë situatën, do të ishte më e keqe.
E di që ka qenë shumë kohë e gjatë, tepër e panevojshme dhe e turpshme që ka ndodhur barrikadimi i rrugëve, por le të shohim të ardhmen dhe të punojmë bashkë të mos ballafaqohemi me gjëra të tilla në të ardhmen”, është shprehur Von Cramon.
Sa i përket deklaratës së Lajçakut për “Politico.eu” për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në mars të vitit të ardhshëm, ajo ka thënë se kjo është “një pritje ambicioze”.
“Nuk e kam lexuar deklaratën e Lajçakut. Marsi më duket tejet ambicioz. Nëse është e mundur, do të ishte gjë e mrekullueshme. Nuk e kundërshtoj në asnjë mënyrë dhe do ta mbështesja me gjithë fuqinë. Nëse është e arritshme, do të ishte fantastike. Do të na duhet vullnet politik, por unë shoh një periudhë të mirë drejt verës”, ka theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











