Lajme
Kosovë: Edukimi parafillor, i obligueshëm nga shtatori 2023
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot në konferencën e fundvitit me medie tha se programi parafillor nga shtatori i vitit 2023, do të jetë i obligueshëm për të gjithë fëmijët.
Ajo tha se në vëmendje – fokus të kësaj ministrie kanë qenë të gjitha nivelet e arsimit, sipas kompetencave dhe mandatit që ka MASHTI.
“Kemi bërë një punë të mirë për edukimin e hershëm. Edukimi parafillor nga viti shtatori i vitit 2023 do të jetë i obligueshëm, për të gjithë fëmijët tanë, do të thotë do të ketë përfshirje të 100 për qind të fëmijëve parashkollor. Kemi miratuar edhe një udhëzues për ushqueshmëri të shëndetshme”, tha ajo.
Nagavci tha se vëmendje i është kushtuar edhe infrastrukturës fizike, të domosdoshme për arsimimin e hershëm.
“Kemi pasur sukses në këtë drejtim, por krahas rezultateve kemi hasur në shumë sfida, një nga sfidat ishte edhe në sigurimin e objekteve të nevojshme. Në fokus do të mbetet edhe edukimi në shkolla dhe çerdhe, në zonat rural. Kemi miratuar edhe udhëzimit për shkollimin para universitar”, tha Nagavci.
Sa i përket mësimit parauniversitar, ministrja tha se mësimdhënësve u është lënë mundësia që të bëjnë zgjedhjen e teksteve mësimore, kanë krijuar bazë ligjor për digjitalizimin për këtë fazë të arsimit si dhe janë përkthyer tekstet për shkollimin në Gjuhën Boshnjake.
Një e arritur tjetër, sipas ministres, ka qenë edhe miratimi i Abetares së përbashkët. Ajo bëri të ditur se gjatë vitit 2022 është bërë finalizimi i 11 objekteve shkollore.
Ministrja Nagavci foli edhe për të arriturat në shkollimin e lartë.
“Kemi miratuar edhe projektligjin për amësim të lartë. Sa i përket buxhetit ai për vitin 2023do të jetë 12 për qind më i lartë se një vit më parë”, tha ajo.
“Në arsimin e lartë kemi pas një ndarje të bursave si për studime në vend, ashtu edhe ato jashtë vendit. Kemi bërë shpërndarje të bursave edhe për studentët që studiojnë në Universitetet prestigjioze, si dhe për studentët për komunitete”, tha Nagavci.
Si një nga sfidat ajo përmendi edhe verifikimi i diplomave.
“Komisioni ka bërë punë në këtë drejtim, kemi zgjidhur mbi 15 mijë raste të tilla. Diplomat e shkollimit të lartë do të njihen në gjashtë shtete të rajonit. Mjekët tanë do të mund të punojnë në këto gjashtë vende. Në këtë janë përshirë edhe të diplomuarit nga Presheva, Bujanoci e Medvegja”, tha pos tjerash Nagavci.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









