Kosova
Hiqen barrikadat, shfuqizohet gatishmëria e shtuar luftarake në Serbi
Referuar portalit Nova.rs, gjendja e gatishmërisë së ngritur luftarake në ushtri, të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq e shpalli më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës, është hequr.
Si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë, Vuçiq urdhëroi më 26 dhjetor që ushtria dhe të gjitha njësitë e MPB-së të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
Pas kësaj, ushtria transferoi një pjesë të kapaciteteve dhe forcave të saj në zonën rreth Rashkës dhe Kurshumlisë, por nuk kishte të dhëna të sakta se çfarë veprimesh ndërmori shteti.
Vuçiq urdhëroi ngritjen e gjendjes së gatishmërisë luftarake në një situatë kur serbët në veri të Kosovës ishin në detyrë në barrikada, por edhe pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do t’i largonin barrikadat nëse KFOR-i nuk e bën këtë.
Por sot, pasi Vuçiq u pajtua që barrikadat të hiqen, për shkak të plotësimit të kushteve të serbëve, u mor vendim për përfundimin e gjendjes së gatishmërisë së ngritur luftarake.
Novica Antiq nga Unioni Ushtarak i Serbisë tha për Nova.rs në atë kohë se rreth zonës së sigurisë tokësore kishte rreth 7500 ushtarë.
“Kjo do të thotë se ushtria kishte nevojë për ushqim për të gjithë 7500 personat. Krahas kësaj kemi pasur lëvizje të njësive të tëra, ndaj shtojini karburantit, mirëmbajtjen e higjienës, të gjitha këto janë shpenzime për shtetin. Janë dhënë miliona dollarë vetëm për ushtrime ushtarake, madje edhe tani nuk duhen më pak para për këtë operacion”, tha Novica Antiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz











