Kosova
Mbi 100 policë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pagave të ulëta
Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani mbi 1 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, përderisa këtë vit llogaritet se mbi 100 policë ta kenë lënë këtë institucion.
1,200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetare.
Këtë e ka konfirmuar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës. Sipas tij, dorëheqjet kanë ardhur si shkak i pagave të ulëta edhe kushteve të tjera.
“Edhe kjo çështje është shqetësuese në Policinë e Kosovës, sepse jo vetëm tani, po në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare dhe ta them kështu që nga themelimi i Policisë së Kosovës i kemi diku mbi 1 200 dorëheqje vullnetare”.
“Vetëm këtë vit kemi mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të pagave të ulëta edhe kushteve të tjera”, shpjegoi kryetari i SPK-së.
Sindikata e Policisë së Kosovës po e sheh shumë shqetësuese faktin që zyrtarët policorë përkundër punës së tyre, pas moshës 65-vjeçare do të marrin pension të pleqërisë. Zeqiri tha se prioritet e kanë pensionimin e parakohshëm të policëve qysh në moshën 55-vjeçare. Ai gjithashtu tha se pagat që marrin ky institucion janë shumë të ulëta krahasuar me institucionet e tjera.
“Prandaj jemi pa pension aktualisht dhe ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare është njëra ndër prioritetet përkundër edhe shumë prioriteteve tjera. Jo, mos të themi vetëm për zyrtarë policorë, por definitivisht ndoshta jemi më keq se të gjitha institucionet tjera”, tha ai për Ekonomia Online.
Kur Zeqiri foli për pajisje logjistike ai tha se përkundër që kanë pranuar tenderë për këtë furnizim me uniforma dhe veshmbathje për policë, prapë ka mungesa të dukshme.
“Aktualisht është bërë një furnizim edhe me këpucë edhe me çizme, mirëpo nëse flasim për numrin e përgjithshëm të policisë apo në krejt territorin e policisë, ende kemi mungesa edhe të çizmeve, edhe të këpucëve edhe të uniformave, edhe kjo është si pasojë e moskalimit të disa tenderëve”, shtoi tutje Zeqiri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











