Kosova
Gjermania kërkon heqjen e barrikadave
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt, përcjell albinfo.ch.
Pas javësh përshkallëzimi, Ministria e Jashtme gjermane, në një deklaratë për gazetën “Der Standard” kërkon që “barrikadat e paligjshme të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale tha gjithashtu: “Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës”.
Javët e fundit, serbët militantë nacionalistë kanë ngritur barrikada në rrugë në veri të Kosovës. Ndër të tjera ata po protestojnë kundër arrestimit të një punonjësi policie që dyshohet se ka sulmuar një qendër votimi. Të enjten pati edhe një demonstratë në veri të Kosovës, gjatë së cilës u shfaq një flamur i madh serb, vazhdon raportimi i gazetës austriake.
“Ata serbë militantë nacionalistë që ngritën barrikadat dhe organizuan demonstratën u përkasin mbështetësve të partisë Lista Srpska, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë në Serbi. Ajo vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe monopolin e shtetit të Kosovës për përdorimin e forcës në veri të vendit”.
Gazeta po ashtu vë në pah edhe sulmet që mori ambasadori gjerman në Kosovë për deklaratat e tij, ku kërkonte heqjen e barrikadave.
Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës, ku janë shumica serbë. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. “Presidenti Aleksandar Vuçiç madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë”, shkruan Der Standard, duke iu referuar kërkesës serbe që i bëri KFOR-it. Po ashtu gazeta përmend sulmin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, në Twitter ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Më parë ai kishte bërë thirrje për çmontimin e barrikadave, të cilat po ashtu kanë penguar trafikun rrugor prej javësh.
Një zëdhënës i Zyrës së jasht,me gjermane tha për Der Standard se Rohde kishte bërë deklarata të qarta dhe “përsëri i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”. Këto çështje janë diskutuar në takimet ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme Federale për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit serb më 21 dhjetor në Berlin dhe mes ambasadores gjermane në Serbi dhe presidentit serb, Vuçiq, më 22 dhjetor në Beograd.
Asociacioni i Komunave Serbe
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha gjithashtu: “Ne presim një qasje konstruktive nga Serbia. E kemi bërë të qartë në këto bisedime. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës. Kjo është në interes të popullit që jeton në veri. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të pranojë të vendosë në agjendë zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord më 2013 dhe 2015. Ne mbështesim të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, në përpjekjet e tij për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si pjesë e dialogut për të ecur përpara”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













