Kosova
Reuters: Kosova s’ka helikopterë, i kërkon NATO-s të transportojë serbin e arrestuar
Deklarata e djeshme e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se kanë dorëzuar kërkesë te ndërkombëtarët për transferimin e ish-policit Dejan Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit, është bërë lajm në mediat ndërkombëtare.
Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan se Kosova u ka kërkuar trupave të NATO-s që të transportojnë ish-policin serb, i cili u arrestua dy javë më parë, por nuk mund të transferohej diku tjetër, sepse serbët vendas që kërkonin lirimin e tij ngritën barrikada për të parandaluar zhvendosjen e tij. Reuters ka transmetuar deklaratën e Sveçlës nga konferenca e djeshme për shtyp në Mitrovicë. “Ai (Pantiq) duhet të jetë në qendrën e paraburgimit dhe jo në stacion policor dhe për këtë kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë që ta transferojnë në një objekt adekuat”, tha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Reuters tutje potencon se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është e vetmja forcë që ka helikopterë dhe se Kosova nuk posedon një të tillë, dhe se i nevojitet leja e NATO-s për të marrë një të tillë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













