Lajme
Europol godet 59 grupe kriminale që kontrabandonin barna
Europol përmes operacionit ndërkombëtar “Shield” ka goditur 59 grupe kriminale për trafikimi të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.
Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve.
Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit, ku ka zhvilluar 6 operacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore.
Përmes këtij operacioni është arritur të sekuestrohen mbi 10.5 milionë produkte mjekësore me vlerë më shumë se 40 milionë euro, 349 persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga ose janë raportuar tek autoritetet gjyqësore, ndërsa janë mbyllur edhe 10 laboratorë klandestinë.
Përveç një sasi të madhe medikamentesh e suplementesh të paligjshme ushqimore dhe sportive, janë kapur gjithashtu vaksina të falsifikuara kundër Covid 19, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.
Tregtia dhe konsumimi i barnave pa recetë nga profesionistët mjekësorë apo nga një kuadër mjekësor vazhdon të përbëjë një problem social, duke nxitur veprimtari të paligjshme. Keqpërdorimi përfshin dëshirën për efekte psikotrope, rekreative ose të rritjes së performancës dhe shtrihet në mjete të paqëllimshme të konsumit, raporton euronews, përcjell albinfo.ch.
Kjo mund të shkaktojë rritje të kërkesës që nuk është në gjendje të plotësohet ligjërisht, çka nxit trafikimin, kryesisht me produkte të devijuara nga zinxhiri legjitim i furnizimit, duke futur këtu edhe ilaçet e falsifikuara, që prodhohen në laboratorë të paligjshëm, rrethana të dyshimta higjienike dhe masa sigurie, duke bartur në vetvete dhe rreziqet shëndetësore për personat që i konsumojnë.
Dy laboratorë në Greqi u përdorën për të kthyer lëndën e parë të trafikuar përmes Moldavisë dhe Bullgarisë në produkte të ndryshme. Shitjet u kryen përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













