Lajme
Zvicra është kampione e udhëtimit me tren
Me një mesatare prej 48 udhëtimesh me tren për person në vitin 2021, udhëtarët zviceranë mbeten liderë evropianë në transportin hekurudhor.
Këtë e tregon krahasimi i vendeve evropiane të publikuar të hënën nga shoqata e transportit publik LITRA.
“Çdo banor i Zvicrës ka udhëtuar mesatarisht 1,628 kilometra me tren,” tha shoqata.
Franca është në vendin e dytë, me 1118 kilometra të përshkuar, i vetmi vend tjetër që ka kaluar shifrën prej 1000 km.
LITRA vuri në dukje, megjithatë, se udhëtimi hekurudhor në 2021 ishte ende i prekur nga pandemia, me më pak pasagjerë në gjithë Evropën se më parë.
Megjithatë, kur shifrat e 2022-ës të publikohen vitin e ardhshëm, “mund të presim të shohim një rritje të kërkesës për trafikun e pasagjerëve hekurudhorë. Kjo është ajo që po merr formë në Zvicër”, sipas LITRA.
Die #Schweiz bleibt 2021 #Europameisterin im #Bahnfahren! Erfahren Sie mehr in unserer Medienmitteilung auf unserer Webseite: https://t.co/pfbTHRFCHZ
— LITRA (@info_mobilitaet) December 19, 2022
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











