Kosova
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë pritet ta vizitojë Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë,, Nikos Dendias, pritet ta vizitojë Kosovën të martën, ku do të takohet me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar MPJ-ja greke, ndër temat kryesore që do t’i diskutojnë Dendias dhe Gërvalla është dialogu Kosovë-Serbi.
“Deklaratat e përbashkëta për shtypin janë planifikuar të bëhen pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara, rreth orës 11:30 me orën greke. Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim e kësaj ministrie.
Diskutimet raportohet se do të fokusohen edhe në bashkëpunimin Prishtinë-Athinë, në sektorë si ekonomia, energjia, kultura dhe shëndetësia, si dhe zhvillimet rajonale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










