Lajme
Trump mund të përballet edhe me 4 akuza të reja
Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6 janarit ka bërë thirrje që Departamenti i Drejtësisë të ngre akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij.
Kjo thirrje u bë pas përfundimit të hetimit lidhur me trazirat e dhunshme në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar 2021, dhe ligjvënësit e quajtën hetimin si “udhërrëfyes drejt drejtësisë”.
Ndërsa mbyllën një prej hetimeve më shteruese dhe agresive që Kongresi ka zhvilluar ndonjëherë, shtatë demokratët dhe dy anëtarët republikanë të panelit rekomanduan akuza penale ndaj Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që e ndihmuan atë të nisë një fushatë presioni të shumanshëm në tentim për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zgjedhje që Trump i humbi, raporton rel, përcjell albinfo.ch.
Paneli po ashtu publikoi një përmbledhje të raportit të tij përfundimtar me gjetjet se Trump u përfshi “në një komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
Komiteti pretendon se Trump ka bërë katër shkelje penale, si në prag të trazirave, po ashtu edhe gjatë tyre. Ky komitet rekomandoi që Departamenti i Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-presidentin amerikan.
Akuzat që ky komitet ka rekomanduar që të ngrihen ndaj Trumpit janë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i procesit zyrtar të Kongresit, komplot për shtyrje në deklaratë të rreme dhe ndihmë në kryengritje.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












