Lajme
Scholz: Gjasa për bisedime me Putinin për fundin e luftës
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, (SPD) është shprehur për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus, Putin, për dhënien fund të luftës në Ukrainë. “Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “Süddeutschen Zeitung”. Për këtë “do të jetë e nevojshme të flasim”, tha Scholz. “Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë, duhet ta shohim”.
Rusia duhet ta “kuptojë që nuk vazhdohet më kështu”, ka thënë kancelari gjerman, sipas agjencisë së lajmeve, dpa. Putini duhet “t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”. Apeli mund të jetë vetëm ky, sipas Scholz. “Putin, jepi fund luftës. Rreziku i një shkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është “i madh”. Në fillim të dhjetorit kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit me presidentin rus. Në bisedimet afro 1 orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Përtej kësaj, kancelari gjerman është shprehur për SZ se nuk pret një emergjencë të furnizimit me gaz këtë dimër. Ai iu referua programeve të mëdha të ndihmës të qeverisë gjermane, në bazë të cilave “pritet që me këtë shumë të zbusim çmimet e larta në këtë dimër dhe atë të ardhshëm”, tha Scholz për gazetën gjermane. Në perspektivë gjendja në tregjet e energjisë do të përmirësohet, sipas Scholz. Furnizimi me gaz edhe pas ndërprerjes së gazit rus do të jetë i siguruar edhe për dimrin e ardhshëm.
Ndërkohë të shtunën (17.12.) Gjermania vuri në funksion terminalin e parë LNG lundrues në Vilhelmshafen me pjesëmarrje të kancelarit Scholz e ministrave të tjerë të qeverisë gjermane. Ky terminal do të ndihmojë për pavarësimin e Gjermanisë nga gazi rus. Ai ndërtua në kohë rekord brenda pak muajsh dhe do të presë anijet me gazin e lëngëshëm LNG nga java e ardhshme. /dw
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












