Qatar 2022
Messi e Mbappe bashkohen në një vepër arti nga artisti kosovar, fitues i Guiness-it
Alkent Pozhegu nga Kosova ka realizuar një portret të Messit dhe Mbappe, të cilën e ka punuar me kombinim drithërash të ndryshme.
Artisti kosovar tha se ideja pas portreteve me drithëra ishte bashkimi i dy lojtarëve të ekipeve finale në një vepër arti, përcjell albinfo.ch.
Për të realkzuar këtë vepër, ai përdori kombinimin e misrit, grurit, fasuleve, farave të lulediellit dhe farave të lulëkuqes për t’i bërë të dy portretet sa më realiste. Pozhegu tha se shpresonte të shihte një lojë të mirë të dielën dhe dëshironte që më i miri të fitonte.
“Unë besoj se Messi është një gjeni i futbollit, por edhe Kylian Mbappe është një fenomen” tha
Alkent Pozhegu.
Pozhegu është tre herë fitues i rekordeve Guinness për prodhimin e mozaikëve më të mëdhenj të grurit. Në vitin 2019 ai krijoi një mozaik prej 560 metrash katrorë të ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Ai gjithashtu hyri në Librin e Rekordeve Guinness kur bëri portretin e këngëtares britanike të lindur në Prishtinë, Rita Ora. Mozaiku ishte bërë me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











