Kosova
Kurti premton zgjidhje për Trajkoviqin
Rashiqi kërkon ndihmën e Qeverisë së Kosovës
Ministri për Kthim dhe Komunitetet, Nenad Rashiq, ka shprehur shqetësimin për ndalimin e këshilltares Rada Trajkoviq në Merdar nga ana e policëve serbë, përcjell albinfo.ch.
Ai kërkoi nga Qeveria që të gjejë një rrugë për lirimin e saj.
“Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Begoradit në Merdar është ndaluar 4 orë, ajo ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovienir, ajo prapë është ndaluar dhe ajo ende është duke u mbajtur e ndaluar, ajo ka diabet dhe ajo është që 15 orë e mbetur atje, ia kanë marrë dokumente dhe ajo pret”.
“Më vjen keq për Trajkovic, një grua me moral të lartë, ajo u ka ndihmuar shumë njerzëve dhe dëshiroj t’ ju lus nëse është e mundur qysh sot nga kabineti të dërgoni një shkresë QUINT-it që të bisedojnë më Beogradin, sepse janë i brengosur për shkak të gjendjes shëndetësore”.
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit se gjatë ditës do të gjejnë një zgjidhje.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se me të marrë lajmin, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm si dhe për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat e QUNT-it.
“Me të marrë lajmin, kemi ndërmarrë të gjitha hapat zyrtarë, zyra jonë është aktive edhe ambasadat e QUNT-it janë në lëvizje dhe besoj që është një kohë e shkurtër që Trajkoviq do të lëvizë”, tha ajo.
Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, ka më shumë se 12 orë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdar.
Ajo gjithashtu deklaroi se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka marrë përgjegjësinë për ndalimin e saj.
Siç ka shkruar ajo gjatë natës në Twitter, mes personave që i janë drejtuar dyshohet se është edhe një përfaqësues i BIA-s.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz














