Qatar 2022
Shteteve u bëhet thirrje të kenë kujdes me tifozët e kthyer nga Katari
Në botimin e mirënjohur shkencor The Lancet, mjeku saudit Esam Azhar nënshkruan një artikull në të cilin ai paralajmëron për koincidencën e rrezikshme të ngjarjeve sportive dhe festivaleve që po zhvillohen gjatë kampionatit të Kupës së Botës të futbollit në Katar të kompletuar me një garë bukurie për devetë.
“Këta kanë tërhequr qindra-mijëra njerëz nga Lindja e Mesme dhe e gjithë bota dhe shumë po ndjekin të dyja ngjarjet, duke ndërvepruar ngushtë me njëri-tjetrin dhe me devetë, duke krijuar kushte ideale për transmetimin e patogjenëve zoonotikë të lidhur me devetë”.
Këta patogjenë përfshijnë MERS-CoV siç e kemi parë potencialisht vdekjeprurëse.
Në maj 2022, autoritetet e Katarit raportuan në OBSH dy individë me MERS, njëri prej të cilëve vdiq. Të dy kishin infeksione parësore MERS-CoV, kontakt me devetë dhe kishin konsumuar qumësht deveje të papërpunuar.
Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së MERS-CoV, OBSH dhe autoritetet e Katarit kanë transmetuar një mesazh të gjerë shëndetësor për udhëtarët në Katar.
Ky mesazh përfshin shmangien e kontaktit të drejtpërdrejtë me devetë dhe shmangien e konsumimit të qumështit të papërpunuar të devesë ose mishit të devesë. Megjithatë, këto mesazhe anashkalohen lehtësisht në atmosferën festive dhe konkurruese.
Për më tepër, kontakti midis dromedarëve të importuar dhe atyre vendas që marrin pjesë në paradë, pronarëve të deveve dhe pjesëmarrësve në të dyja ngjarjet është i pashmangshëm, siç është i pashmangshëm edhe konsumimi i ushqimeve të njohura në Katar, ku përfshihet gjiza e devesë.
Prandaj, rreziku që vizitorët në Katar të kthehen në vendet e tyre të infektuar me MERS-CoV mbetet real. Udhëtarët që kthehen duhet të këshillohen që të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse nuk ndjehen mirë dhe duhet të informojnë mjekun e tyre për udhëtimin e tyre të fundit në Katar./revista psikologjia
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













