Lajme
BE-ja me ligj lejon punën për azilkërkuesit
Parlamenti i Bashkimit Evropian ka njoftuar se në bazë të një projektligji, për të cilin është rënë dakord ai dhe Këshilli, azilkërkuesit e regjistruar do të lejohen të fillojnë punën më shpejt dhe perspektivat e tyre integruese do të përmirësohen.
Sipas Parlamentit, rregullat e reja vijnë si pjesë e Direktivës së rishikuar për Kushtet e Pritjes, e cila synon të ofrojë standarde të ngjashme pritjeje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së kur bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor, kushtet materiale, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Sipas Parlamentit të BE-së, azilkërkuesit duhet të lejohen të punojnë jo më vonë se gjashtë muaj nga data e regjistrimit në vend të nëntë muajve, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të përmirësojnë shanset e tyre për të jetuar të pavarur dhe për t’u integruar në vend.
Azilkërkuesve do t’u sigurohet akses edhe në kurse gjuhësore, kurse profesionale apo kurse të edukimit qytetar.
Parlamenti ka theksuar se sipas marrëveshjes së re për kushtet e pritjes, shtetet anëtare të BE-së duhet gjithashtu të sigurojnë që të gjithë të miturve të pashoqëruar t’u caktohet një kujdestar jo më vonë se 15 ditë pasi ata kanë paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













