Lajme
Revolucioni botëror i baterive
Zbulimi dhe zhvillimi i teknologjisë së baterisë ka pasur një efekt transformues në shoqërinë botërore. Por, ndërkohë që teknologjia vijon të evulojë, lind pyetja se çfarë duhet të presim më shumë?
Imagjinoni një ditë tuajën të zakonshme pa e përdorur sikur një herë të vetme baterinë. A mund ta bëni këtë gjë? Ato na shërbejnë për smartfonët, laptopët, por edhe makinat elektrike së fundmi, duke u bërë domosdoshmëri në të përditshmen tonë.
Në një kohë kur burimet e karburanteve jo vetëm po shterojnë, por edhe po “eliminohen” dalëngadalë, bateritë po vijojnë të luajnë një rol edhe më dominues në fuqizimin e shoqërisë.
Por si lindën bateritë?
Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por gjeneza e krijimit të baterive është nga peshku. Që në antikitet është njohur ideja e peshkut elektrik, por ishte shpikësi italian Alessandro Volta (1745-1827), i cili krijoi baterinë e parë elektrike, pasi kreu një studim te kafshët.
Menjëherë pas këtij hapi revolucionar, shkencëtarët nuk ngurruan të kërkojnë për më shumë në këtë drejtim, teksa në vitin 1859 ishte fizikanti Gaston Plante (1834-1889), i cili krijoi baterinë me acid, të parën bateri të karikueshme, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Në 1888-n ishte fizikanti gjerman, Carl Gassner (1885-1942), i cili zbuloi qelinë Leclanche, një version i ngjashëm me baterinë elektrike, duke u bërë e para bateri e përbërë nga kombinimi karbon-zink.
Bateritë Alkaline, të cilat i përdorim edhe sot, u zbuluan për herë të parë në shekullin e 20-të dhe nisën të komercializohen në vitin 1950, duke bërë që dalëngadalë të nis era e pajisjeve të para elektronike, gjeneza e atyre pajisjeve moderne që ne përdorim sot.
Më pas do të niste prodhimi i baterive me litium, si nevojë për të pasur një bateri më potenciale, ndërsa në vitin 1991 do të ishin shkencëtarët John B. Goodenough and Akira Yoshino, të cilët krijuan baterinë e parë të rikarikueshme Li-ion (lithium-ion). Ato u bënë menjëherë revolucionare për shkak të madhësisë së vogël, voltazhit të lartë dhe memories së karikimit.
Bateritë kanë transferuar mrekullisht mënyrën se si në punojmë, se si ne luajmë. Por, jo vetëm kaq, pasi me ndryshimet dhe transformimet që po përjetojmë dita-ditës, bateritë po bëhen edhe më të domosdoshme dhe promotorë e një transformimi rrënjësor të shoqërisë dhe botës.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














