Kosova
Escobar i kërkon Serbisë heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

Zv.ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, tha se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vendosur në mënyrë paqësore. Ai ka kundërshtuar shkuarjen e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, sepse është kundër, siç thotë ai, militarizimit të problemit.
Në një intervistë për RTS, Escobar tha se “ka përparim dhe ka arsye për optimizëm”.
“Nuk dua të paragjykoj rezultatin e negociatave, por dua të them një gjë – në kontekstin e kësaj krize, mendoj se mund të shohim jo vetëm fillimin e një zgjidhjeje, por edhe një mundësi për një dialog të ri”, tha ai.
Ai ka përsëritur se Washingtoni po avokon për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe se po kërkojnë mënyra për të zbatuar këtë pikë të Marrëveshjes së Brukselit.
“Për SHBA-në është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për ne është obligim, sepse ne e kemi mbështetur atë proces dhe një parti politike nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme prej tij, kështu që do të kërkojmë mënyra për ta bërë këtë ide realitet”, tha Escobar, duke shtuar se afati për këtë është “menjëherë”.
Escobari tha se tashmë ka pasur bisedime me përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave të biznesit, liderëve rinorë, “të cilët dëshirojnë që ky komunitet të funksionojë jo vetëm për serbët, por për Kosovën dhe gjithë rajonin”.
“Imagjinoni mundësitë që ekzistojnë brenda një komuniteti që është në kryqëzimin e katër vendeve të rëndësishme – Serbisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë, një qendër shpërndarjeje për Ballkanin e Hapur ose për një treg të përbashkët rajonal në kontekstin e procesit të Berlinit”, tha ai.
“Ne jemi kategorikisht kundër idesë që çon në militarizimin e problemit. Serbët duhet të kthehen në institucione, ne i duam ata atje, na duhen atje dhe barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë ngritur, pasi të dëgjohen shqetësimet e tyre”, tha Escobar.
Ai shtoi se i dëgjoi dhe theksoi se shqetësimet e tyre janë “legjitime dhe në shumë raste të justifikueshme”.
I pyetur nëse SHBA-ja po merr rol udhëheqës në zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Escobar është përgjigjur negativisht, duke shpjeguar se shumica e negociatave janë teknike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj po ekspozohen në „Armaturën Flamatt“ Për artdashësit, pikturat e bukura të Marigona Tomës janë duke u ekspozuar me sukses në Wünnewil-Flamatt. ...
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €