Shqipëria
OKB kërkon nga Britania të mos shkelë të drejtën ndërkombëtare për emigrantët
Plani i Rishi Sunak për t’u mohuar azilin emigrantëve që hyjnë me gomone në Britaninë e Madhe, shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon traditën humanitare të vendit. Kështu u shpreh organizata e Kombeve të Bashkuara, pasi kryeministri premtoi të rikthejë mijëra shqiptarë në vendin e tyre, të përshpejtojë procedurat e azilit, të vështirësojë të drejtën për të qëndruar në bazë të pretendimeve për skllavëri moderne dhe të nxjerrë nga hotelet rreth 10 mijë emigrantë.
Kritikët i dënuan masat si mizore, joefikase dhe të paligjshme, ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët i kërkoi Londrës t’u përmbahet detyrimeve ligjore.
Një sërë parlamentarësh, përfshirë ish-kryeministren Theresa May, ngritën shqetësimet për braktisje të viktimave të skllavërisë moderne.
“Skllavëria moderne është një kërcënim real. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë për të reduktuar rolin tonë si mbrojtësi kryesor në botë i viktimave të këtij krimi të tmerrshëm”, u shpreh Theresa May.
Sunak u tha parlamentarët se legjislacioni i ri do të bënte të qartë se kush hyn ilegalisht në vend nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë dhe do të dërgohet në vendet e origjinës, ose ato që konsiderohen të sigurta.
Ekspertët pyesin se në cilat vende të sigurta mund të dërgohen azilkërkuesit, ndërsa 2 padi ligjore janë paraqitur për skemën e Ruandës, dhe nuk asnjë marrëveshje në fuqi me shtetet e BE-së.
UNHCR thotë se kufizimi i të drejtës së azilit për personat që vijnë në rrugë ligjore, është kundër parimit themeltar të Konventës për refugjatët të vitit 1951.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














