Lajme
Ndikimi i teknologjisë në trafikimin e qenieve njerëzore
Trafikimi i qenieve njerëzore, por i lidhur nëpërmjet teknologjisë, është një nga metodat më të reja që grupet kriminale përdorin. Jo vetëm kaq, por pas rënies së pandemisë, kjo formë e trafikimit njohu zhvillim të mëtejshëm kur qytetarët kishin si të vetmin kontakt mes tyre platformat digjitale.
Gjithmonë më shumë po futen në atë pjesë që u themi “vepra të lidhura me krimet kibernetike”. Kjo ka të bëjë më faktin dhe ka dalë gjithnjë e më shumë duke nisur që nga pandemia, me rritjen e teknologjisë dhe fokusin e teknologjisë te qytetari”, deklaroi drejtori i Njësisë kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit, Hergis Jica, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Jica përmendi dhe ofrimin e shërbimeve të trafikimit të paligjshëm si në rastin e gomoneve drejt Anglisë.
“Kemi vënë re shtim të publikimeve që kanë të bëjnë me trafikimin e personave, kemi vënë re që persona të ndryshëm rekrutojnë apo shtyjnë njerëzit që të marrin pjesë në emigracion. Kjo ka të bëjë me trafikimin dhe kemi shtim të veprave penale të kësaj fushe. Ajo që është problematike është trajtimi i këtyre veprave sipas procedurës, e cila do të kërkonte të kryenim veprime proceduriale që në fillesa dhe kjo do të ishte e domosdoshme të fillonte nga specialistët që merreshin me këtë fushë”, theksoi Jica.
Një gomone me të paktën 50 emigrantë në bord u mbyt në brigjet e Kanalit Anglez gjatë natës. Kjo ndodhi vetëm pak pasi Kryeministri britanik, Rishi Sunak, njoftoi një paketë me 5 pika për të ndaluar fluksin e paligjshëm të emigrantëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













