Lajme
Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” njofton shtetasit e saj, të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në Zvicër se me përjashtim të rasteve emergjente, shërbimet e rregullta konsullore në Konsullatën e Përgjithshme në Gjenevë, Konsullatën në Cyrih dhe në Ambasadën në Bernë për këtë vit kalendarik përfundojnë nga data 25 dhjetor 2022.
Ofrimi i shërbimeve konsullore do të fillojë prapë në Vitin e Ri kalendarik 2023, pas përfundimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
Ambasada dhe Konsullatat u bëjnë thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët mund të kenë nevojë për çfarëdo shërbime, sidomos për pajisje të certifikatave me fotografi për fëmijë e fletudhëtime që t’i marrin ato para kësaj date.
Ambasada tutje njofton se për shërbimet e fundit konsullore nuk ka nevojë të bëhet termin paraprak, por mjafton paraqitja para Ambasadës ose Konsullatës me dokumentet që kërkohen dhe brenda orarit të punës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












