Lajme
Britani, anulohen fluturimet në tri aeroporte
Për shkak të motit të keq
Në Mbretërinë e Bashkuar të gjitha fluturimet në aeroportin Stansted janë anuluar dhe ky aeroport ka mbyllur pistat e tij, përcjell albinfo.ch.
Aeroportet i Heathrow dhe Gatwick po ashtu kanë anuluar apo shtyrë fluturimet, pasi bora, akulli dhe mjegulla e ftohtë kanë mbërthyer Britaninë.
Në Skoci, Londër dhe në jugperëndim të Anglisë është lëshuar paralajmërim deri në mëngjesin e së hënës. Trenat po ashtu kanë pasur vonesa dhe shoferët janë paralajmëruar që të ngasin me kujdes, pas disa aksidenteve në trafik.
Në njoftimin e aeroportit Stansted, të lëshuar të dielën mbrëma, u tha se nuk është mbyllur vetëm pista për shkak të reshjeve të borës, por për shkak të motit të keq janë anuluar të gjitha fluturimet.
Ndërkaq, për shkak të motit të keq, në aeroportin Heathrow të dielën u anuluan mbi 50 fluturime.
Aeroporti Gatwick njoftoi se për shkak se kushtet atmosferike nuk ishin të sigurta, janë mbyllur pistat. Një numër i fluturimeve u anuluan apo u shtyn, ndërkaq 28 të tjera u ridrejtuan në aeroporte të tjera.
“Kushtet e këqija atmosferike pritet të vazhdojnë gjatë natës dhe mund të ndërpresin edhe më tej shërbimet”, thanë nga ky aeroport të dielën mbrëma.
Në ditët në vijim, Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me temperatura të ftohta. Në Skoci është parashikuar që temperaturat të bien në -15 gradë Celsius gjatë natës.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













