Muzikë
Shqiptari që mahniti jurinë në “The Voice of Greece”
Në garën “The Voice of Greece”, vëmendjen e jurisë e rrëmbeu një shqiptar. Xhuljo Imeri, i rritur në Gjirokastër, pas performancës së tij me këngën “Stay with me”, mori dritën jeshile nga të katërt anëtarët e panelit. Xhuljo kohët e fundit ka performuar në Greqi si artist rruge, bashkë me të dashurën e tij Dhimitrën, dhe siç është shprehur kryesisht këndon dhe flet në anglisht, e pak në gjuhën greke.
Siç ka rrëfyer, Imeri ka pasur një jetë të vështirë, prej divorcit të prindërve, tek dyzimi për të hequr dorë nga muzika, por kritikat pozitive dhe dashamirësia e publikut e kanë bërë të rivlerësojë talentin e tij. Xhuljo luan gjithashtu në kitarë, shkruan tekste dhe ka publikuar edhe këngë në shqip, siç është “Më harro”, bashkëpunime si “Unë dhe ti”, dhe një sërë coverash të këngëtarëve të njohur.
Pas performancës këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale përmes një statusi në gjuhën shqipe.
“Ishte ditë e gjatë shumë. Emocione të forta. Mendime shumë. A do ia dal? A jam mjaftueshëm i mirë? Para se të shkoja në atë skenë, kisha ankth, isha nervoz, i gëzuar dhe në të njëjtën kohë i frikësuar. Një skenë e madhe, audiencë me shumë njerëz para meje dhe katër njerëz me karrige të kthyera kundrejt meje. Artistë që kanë bërë histori. Dhe ashtu siç isha në këto mendime, pasi ngjita shkallët për të shkuar në atë skenë, i thashë vetes sime, që do bëj atë që di të bëj më mirë; të këndoj para njerëzve, të jap shpirtin, të bëj njerëzit të ndiejne diçka. Ata janë aty për mua, dhe juristët gjithashtu. Të më dëgjojnë mua, duhet t’i bëj të ndiejnë diçka… Dhe atë bëra! Edhe pse jo perfekte, këndoi zemra dhe shpirti!”, shkruan ndër të tjera muzikanti./living
VIDEO:
https://m.youtube.com/watch?v=xQJqIsLFe-s&feature=emb_title
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












