Kosova
Vuçiq thotë se më 15 dhjetor e bën kërkesën zyrtare për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdon të bëjë deklarime, të cilat tensionojnë situatën në veri të Kosovës. Madje ai nuk është tërhequr as nga deklaratat e tij për të dërguar ushtarë serbë në Kosovë, edhe pse ndërkombëtarët e paralajmëruan se kjo gjë është e papranueshme, duke tensionuar kështu edhe më tej situatën në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve.
Ai ka deklaruar se më 15 dhjetor do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
Mediat serbe kanë zbardhur një pjesë të letrës që qeveria serbe do t’i dërgojë KFOR-it për të lejuar ushtarët e saj të vendosen në Kosovës, sipas shkresës së rezolutës aktuale 1244.
Në kërkesë janë të detajuara arsyet pse, sipas Serbisë, është e nevojshme ardhja e forcave të sigurisë serbe, ndërsa bashkë me dokumentin komandantit të misionit ndërkombëtar ushtarak Angjel Rustuci, i janë dërguar edhe gjashtë bashkëngjitje të detajuara me të dhëna për “cenueshmërinë” e serbëve në veri.
E-Diaspora
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark....
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme