Qatar 2022
Katër pretedentë, ngushtohet gara për Kupën e Botës
Kupa e Botës në Katar po hyn në fazën finale, por ende pa përfunduar, dihet senzacioni i këtij kompeticioni.
Është Maroku e papritura e këtij kampionati, ekipi afrikanoverior që eliminoi gjigantët, si Belgjika, Spanja e Portugalia, në rrugën drejt sigurimit të gjysmëfinales. Përskaj tyre, katërshen e fundit e përbëjnë edhe Kroacia, Argjentina e Franca.
Argjentina dhe Franca kërkojnë titullin e tretë
Katër gjysmëfinalistët e këtij kompeticioni bartin gjithsej 4 tituj kampion të Botës. Nga dy i kanë Argjentina dhe Franca, ndërsa Kroacia dhe Maroku do të tentojnë t’u dhurojnë gëzimin e parë kombeve të tyre. Franca vjen si kampion aktual, në tentim për ta mbrojtur titullin e vitit 2018. “Gjelat” e kishin fituar titullin e parë në vitin 1998, si organizator në tokën e tyre. Argjentina nga ana tjetër ka kohë që nuk i është gëzuar këtij suksesi. Reprezentacioni amerikanojugor fitoi titullin e parë në vitin 1978, ndërsa kanë kaluar plot 36 vjet nga titulli i fundit, më 1986.
Një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, do të tentojë të arrijë finalen e tij të dytë dhe titullin e parë në Kupën e Botës, në Botërorin e tij të fundit të karrierës. Argjentina e udhëhequr nga Messi u mposht nga Gjermania në finalen e vitit 2014.
Maroku, ekipi i parë afrikan në gjysmëfinale
Me fitoren e madhe kundër Portugalisë në çerekfinale, Maroku u bë reprezentacioni i parë afrikan dhe arab që kapi gjysmëfinalen e Botërorit. Gjenerata e artë e Marokut do të ketë detyrë të vështirë kundër Francës në gjysmëfinale, por e vështirë dukej edhe çdo ndeshje e kaluar, e fituar nga marokenët. Kroacia, nga ana tjetër, gjithashtu nuk ishte në mesin e favoritëve kryesorë para fillimit të këtij Botërori. Por ballkanasit po dëshmojnë vazhdimësi me punën e tyre të mirë në futboll, duke tentuar finalen e dytë të njëpasnjëshme. Para 4 vjetësh u mundën nga Franca 4-2 në finalen e madhe. Kësaj radhe duhet të mposhtin Argjentinën në rrugën drejt finales./trtbalkan
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











