Lajme
Gërvalla i reagon Borrellit: Deklaratat e njëanshme – inkurajojnë hapur përshkallëzimin e mëtejshëm
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili sot në një reagim në Twitter dënoi vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Gërvalla në një reagim në Twitter ka thënë se Borrell duhet të dënojë gjithashtu edhe sulmet ndaj PK-së.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Borrell ka shkruar se BE-ja nuk do të tolerojë akte të tilla të dhunshme, derisa ka bërë thirrje që barrikadat e vendosura në veri të hiqen menjëherë.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, ose përdorim të akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës”, ka shkruar Borrell.
Every life matters. HRVP Borrell should also condemn the shooting at Kosova Police fulfilling its duty & protecting all citizens of the Republic of 🇽🇰 from attacks by criminal gangs.
Statements not condemning Vucic for his open aggression encourage further escalation. https://t.co/3miGVIAPRf
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 11, 2022
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










