Lajme
Kryeministri Rama reagon rreth gjendjes në veri të Kosovës: Kjo e komplikon edhe më tej situatën
Për sulmet në veri të Kosovës ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama në Twitter shkroi se sulmet e tilla dhe rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë.
“Sulmet mbi EULEX-in janë të dënueshme pa asnjë ekuivok, ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!”
Tutje ai tha se në këtë mënyrë Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre.
“Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e veriut të Kosovës pa i justifikuar assesi veprimet e tyre, cilatdo qofshin arsyet! Arsyet diskutohen, nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut”.
Kurse, sipas Ramës, presidentja Vjosa Osmani veproi drejt duke i shtyrë zgjedhjet. Ai tha se edhe Serbia duhet të veprojë njëjtë, në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata.
“Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese”, ka shkruar Rama.
Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2022
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












