Lajme
KQZ pezullon të gjitha aktivitetet për përgatitjen e zgjedhjeve në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të dielën në mbledhjen e saj për pezullimin e të gjitha aktiviteteve për përgatitjen e zgjedhjeve në veri të vendit. Ky vendim ka ardhur pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre.
Ketë e ka konfirmuar zedhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund ta konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor”, ka thënë Elezi.
Sipas Elezit, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve në veri.
“Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve, të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, tha Elezi.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











