Lajme
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë ndodhen nën presion të madh, thotë Luise Amtsberg, e ngarkuara e qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut.
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Luise Amtsberg, e ngarkuara e qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut është shprehur se “të drejtat e njeriut në gjithë botën ndodhen në presion të madh, liria e shprehjes dhe ajo e shtypit po kufizohen. Hapësirat e veprimit për shoqërinë civile po reduktohen. Arritjet e të drejtave të barabarta po pësojnë kthim pas, të drejtat individuale në favor të të drejtave kolektive të grupeve po vihen në pikëpyetje”. Këtë deklaratë e ngarkuara e qeverisë gjermane e bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetor).
“Jo pa ndëshkim”
“Pasojat e sulmit antihuman rus kundër Ukrainës, lëvizja e guximshme e protestës në Iran apo debati për Kampionatin Botëror në Katar, janë tri situata, ku të drejtat e njeriut diskutohen me të drejtë edhe në Gjermani në mënyrë të gjerë”, sipas Amtsberg. Ajo që është e përbashkët për vatrat kritike të të drejtave të njeriut në botë është “nevoja që ata që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut të nxirren edhe para përgjegjësisë.” Të gjithëve u duhet bërë “pa asnjë ekuivok e qartë” se shkeljet e të drejtave të njeriut nuk mbesin pa ndëshkim.”
Sipas vlerësimit të Amtsberg, në vitet e ardhshme krizat në drejtim të shkeljeve të të drejtave të njeriut nuk kanë për t’u pakësuar në vitet e ardhshme. Qeveria gjermane do të japë kontributin e saj “për të mbrojtur institucionet ndërkombëtare kundër sulmeve, për të mbrojtur më mirë aktivistet e aktivistët e të drejtave të njeriut dhe për t’i dhënë të drejtave të njeriut në marrëdhëniet tona ekonomike një rëndësi edhe më të madhe”, bëri të ditur politikania e gjelbër./DW
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













