Kosova
Kosovë: Mosha mesatare e të martuarve në vitin 2021 ishte 29 vjeç
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar këtë të premte raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2020/2021.
Të dhënat statistikore që janë paraqitur në këtë publikim, sipas ASK-së, janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.
“Për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore”, thuhet në komunikatën për media, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ASK-ja thotë se informacionet statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2020/2021” paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 107.9 për meshkuj dhe 100 për femra (më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë).
Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2021 ishte 29 vjeç: 27 vjeç për gra dhe 30 vjeç për burra.
Po ashtu bëhet e ditur se të dhënat e fertilitetit kanë rënë krahasuar me vitet e mëparshme nga tre fëmijë për një grua në 2003, në dy fëmijë për një grua në vitin 2020.
Ndërsa, shkalla e punësimit te gratë ishte 14.1%, ndërsa te burrat 42.8%; dhe shkalla e papunësisë për vitin 2020 për gratë ishte 32.3% kundrejt 23.5% të burrave.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













