Lajme
Trazira në Selanik, polici plagosi një 16-vjeçar të komunitetit rom
Trazira dhe tensione kanë shpërthyer në Selanik mes policisë dhe anëtarëve të komunitetit rom.
Një grup personash hynë në një dyqan dhe u vunë flakën disa gomave, ata dogjën edhe një autobus.
Mbi 10 makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe banorëve iu bë thirrje të mos dilnin dhe të mbyllnin dritaret për shkak të tymit.
Çdo gjë nisi pasi një oficer policie akuzohet se plagosi një 16-vjeçar, i cili u largua pa paguar në një karburant. I riu është në gjendje kritike për jetën.
Rreth 200 protestues nga komuniteti rom u mblodhën një ditë më parë jashtë gjykatës, ku oficeri 34-vjeçar u njoh me masën e sigurisë.
“Nuk ishte gazi, nuk ishin paratë, policët qëlluan se ishte rom”, brohoritën protestuesit jashtë gjykatës.
Disa dogjën kartëmonedha 20 euro – shumën që adoleshenti dyshohet se nuk e kishte paguar në pikën e karburantit.
Policia ka thënë se adoleshenti u përpoq të përplaste një motoçikletë policie gjatë ndjekjes dhe oficeri është shprehur se ai qëlloi me armë, sepse besonte se jeta e kolegëve të tij ishte në rrezik.
Anëtarët e komunitetit rom në Greqi janë përballur prej kohësh me diskriminim dhe shumë shpesh jetojnë të shkëputur nga shoqëria.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












