Lajme
Ja pse duhet të konsumoni bukë misri
Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete.
Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale : makro-substancat (proteinat, hidrytet të karbonit, yndyrat) dhe mikro-substancat ushqyese (mineralet, vitaminat etj.).
Buka është burim interesant i proteinave me prejardhje bimore. Normalisht kur vjen puna te mirëqenia e organizmit tonë, njeriu bën disa zgjedhje. Dhe, natyrshëm lind pyetja, cila është më e mirë për organizmin tonë, buka e grurit apo ajo e misrit?
Normalisht buka e grurit është më e preferuar nga të gjithë, por për një kategori njerëzish do të ishte mirë që të konsumonin sa më shumë bukë misri.
Kjo për disa arsye të thjeshta:
Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak, transmeton noa.al. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.
Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.
Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun.
Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












