Lajme
Nis prodhimi i veturës diellore që s’ka nevojë për karrikim për muaj me radhë
Startup holandeze Lightyear nisi të prodhojë makinën e parë elektrike në seri në botë, që gjeneron energji drejtpërdrejt nga drita diellore.
Modeli i parë, Lightyear 0, kushton 250.000 euro (259.000 dollarë) dhe deri më tani janë bërë rreth 150 porosi.
Lightyear parashikon të prodhojë rreth 1 mijë ekzemplarë të modelit në stabilimentin e Valmet Automotive Oyj në Finlandë, duke nisur me një ritëm, një makinë në javë.
Brenda gjysmës së dytë të vitit tjetër, prodhimi pritet të rritet në pesë ekzemplarë në javë – deklaroi në një intervistë për Bloomberg, CEO dhe themeluesi, Lex Hoefsloot.
Sipas Hoefsloot, makina, e cila ka panele diellore në kofano dhe në pjesën e sipërme, mund të udhëtojë për dy muaj pa pasur nevojë të rikarikohet në Amsterdam gjatë verës, dhe për shtatë muaj në Portugali. Energjia e përftuar nga dielli do të shtojë deri në 70 kilometra (43 milje) autonomi në lëvizje çdo ditë.
Makinat me energji diellore kanë luftuar për të shkuar përtej fazës së prototipit, për shkak të sipërfaqes së madhe që kërkojnë panelet diellore. Mbledhja e fondeve në ditët e para ishte një sfidë, pasi investitorët hezitonin të investonin paratë e tyre në një koncept të ri, tha Hoefsloot.
“Tani, ne jemi në një fazë shumë më të matur”, duke shtuar se shumica e investimeve kanë ardhur nga Holanda. Lightyear siguroi 81 milionë euro nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Holanda në shtator.
Kompania, e themeluar në Holandë në vitin 2016, ka zhvilluar edhe Lightyear 2, modelin e dytë me vëllim të lartë, me çmimin që nis nga 30.000 euro.
Lightyear 2 mendohet se do të nisë prodhimin brenda vitit 2025, sipas kompanisë dhe është prenotuar nga shoqëritë leasing dhe car sharing LeasePlan Corp NV dhe MyWheels.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









