Shqipëria
Rama nuk foli për fitoren e Zvicrës, tregon arsyet
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte ndër të paktët politikanë në Shqipëri që nuk reagoi publikisht pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dy shqiptarët që shkëlqyrn në lojën kundër Shqipërisë por kjo nuk i ra Ramës në sy, transmeton albinfo.ch.
I pyetur nga mediat për arsyet e kësaj heshtjeje, Rama u shpreh se nuk e pa të arsyeshme që të përdorte politikisht 2 figura që luajnë për një shtet tjetër duke i fryrë zjarrit të një nacionalizmi qesharak.
“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do i ndaja ata 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do bëja? Do i përdorja ato figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm. Nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












