Lajme
Borxhi i jashtëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor – ku qëndron Kosova?

Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova qëndron më së miri në krahasim me vendet e rajonit.
Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare.
TRT Balkan analizoi borxhin e jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave.
Nga të gjitha shtetet e rajonit, Kosova ka borxhin më të ulët të jashtëm, sipas të dhënave nga Ministria e Financave e Kosovës. Me 580 milionë euro detyrime të jashtme, Kosova është e vetmja që nuk kalon as 1 miliard euro borxhe të jashtme në rajon, ndërsa ky borxh përbën rreth 6.87 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GJDP).
Nga i gjithë rajoni, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, sa i përket nivelit të borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin Bruto Vendor. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4 për qind, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin prej 60 për qind që është një nivel kritik sipas standardeve ndërkombëtare, transmeton Albinfo.ch.
Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3 për qind të GJDP-së.
Bosnjë e Hercegovina gjithashtu ka nivel mjaft të ulët të borxhit të jashtëm, me rreth 22.2 për qind nga GJDP-ja e tyre.
Shqipëria ka borxh të jashtëm shtetëror që arrin 34.1 për qind të GJDP-së, ndërsa borxhi i jashtëm i Serbisë shkon mbi 20 miliardë euro, që është 34.5 për qind e GJDP-së së saj.
Borxhi i përgjithshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë se kaq, nëse përfshihen detyrimet edhe ndaj kreditorëve të brendshëm. Për shembull, borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi, si vend me më shumë borxhe në rajon, arrin 75 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Borxhi i Serbisë dhe ai i Shqipërisë janë gjithashtu dyfish më të larta, nëse llogariten në total.
Ndërsa borxhi i Kosovës trefishohet dhe arrin nivelin prej 20.48 për qind të GJDP-së nëse përfshihet borxhi i brendshëm. Megjithatë, edhe me këto parametra, Kosova mbetet me borxhin më të ulët publik në rajon.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor