Lajme
Ministri britanik: Shqiptarëve duhet t’iu ndalohen kërkesat për azil në Britani
Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick,, ka thënë se shqiptarëve duhet t’u ndalohet kërkesa për azil në Britaninë e Madhe, pasi ata vijnë nga një vend siç u shpreh ai, “dukshëm i sigurt”.
Komentet e tij erdhën pasi Ministria e Brendshme e këtij vendi nuk pranoi të komentojë një raport në “The Sunday Times” se ministrat po punojnë për legjislacionin që mund të ndalojë azilkërkuesit që hyjnë në rrugë të paligjshme të vendosen ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shqipëria është një vend “dukshëm i sigurt”. Është shumë e vështirë të shohësh se si një shqiptar është në gjendje të kërkojë azil këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë dhe një mijë shqiptarë janë kthyer tashmë. Ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë atje, po ndjekim edhe kanalet diplomatike. Unë mendoj se ju duhet ta shikoni këtë hapësirë”, tha ai.
Jenrick paralajmëroi se migrimi i paligjshëm ka të ngjarë të jetë një problem për vitet e ardhshme, shkruan Independent, transmeton Albinfo.ch.
“Ne nuk mund të kemi një milion njerëz që hyjnë në vend brenda një viti dhe migrim neto prej gjysmë milioni, thjesht nuk është i qëndrueshëm. Ajo për të cilën jam i shqetësuar është se ka njerëz që vijnë në universitete këtu si një mënyrë për të sjellë më pas familjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të qëndruar këtu për një periudhë të gjatë”, u shpreh tutje ai.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












