Lajme
ASK: Mbi 30 për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë

Papunësia në Kosovë brenda tre muajve të vitit 2021 kishte shënuar rritje me 1.3 për qind, thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2021“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave (ASK).
Sipas ASK-së, kjo rritje e papunësisë te meshkujt ishte me 1.7 për qind, përderisa te femrat 0.2 për qind, duke shtuar se papunësia në tremujorin e katërt të 2021-së ishte 19 për qind.
“Papunësia më e theksuar është te femrat me 24.1 për qind krahasuar me meshkujt me 17 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare me 34.6 për qind. Në tremujorin e katërt të 2021-së, fuqia joaktive ishte mjaft e lartë, me 60.8 për qind me fokus të veçantë te femrat me 77.9 për qind krahasuar me meshkujt me 43.7 për qind”, thekson ASK-ja, transmeton Albinfo.ch.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 8 për qind, ku te meshkujt ishte 7.3 për qind përderisa te femrat 9.4 për qind.
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë apo 34.6 për qind dhe shkalla e papunësisë te rinia e gjinisë femërore është më e lartë me 43.1 për qind krahasuar me meshkujt me 30.6 për qind.
Në këtë tremujor, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me asnjë diferencë midis meshkujve dhe femrave.
Shkalla e punësimit për tremujorin e katërt 2021 ishte 31.7 për qind. Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 46.7 për qind, ndërsa punësimi te femrat ishte 16.8 për qind.
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 48.6 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë me 38.2 për qind.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 15.1 për qind, prodhimi me 10.4 për qind, ndërtimtaria me 9.1 për qind dhe arsimi me 8.8 për qind.
Sa u përket të të punësuarve me kontrata, del se 46.4 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 53.6 për qind kanë kontratë të përkohshme.
Pagat neto të shumicës së punonjësve ishin midis 400 euro deri 500 për qind në muaj.
93.2 për qind e të intervistuarve raportuan se punojnë me orar të plotë në punën e tyre kryesore. Arsyet e të punuarit me orar të pjesshëm dallojnë midis dy gjinive, pasi gratë, duke marrë përsipër më shumë rolin e kujdesit brenda familjes, reduktojnë orët në dispozicion për punësim.
10.8 për qind e personave të punësuar i përkiste kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm. Kjo do të thotë se ata ose janë të punësuar në biznesin e tyre, ose kontribuojnë në një biznes familjar, shkraun Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor