Lajme
Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit
Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.
Megjithatë, nuk ka pasur prova të zbehjes së rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e Inteligjencës amerikane, Avril Haines.
Ajo tha se të dyja palët do të përpiqen të “riparojnë, rifurnizojnë dhe rindërtojnë” për çdo kundërsulm në pranverë.
Kjo vjen pas sulmeve ruse në infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës.
Lufta në Ukrainë është tani në muajin e saj të nëntë, por Rusia ka humbur më shumë se gjysmën e tokës që ka marrë.
Haines tha në një forum të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve janë aktualisht rreth rajonit Bakhmut dhe Donetsk të Ukrainës lindore.
Ajo tha se luftimet ishin ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit Kherson muajin e kaluar.
“Ne po shohim një lloj ritmi të reduktuar tashmë të konfliktit… dhe ne presim që kjo ka të ngjarë të jetë ajo që shohim në muajt e ardhshëm”, tha ajo.
Haines shtoi se Inteligjenca amerikane beson se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka një pasqyrë të plotë në këtë fazë se sa e sfiduar është ushtria e tij.
“Ne shohim mungesë municionesh, për moralin, çështjet e furnizimit, logjistikën, një sërë shqetësimesh me të cilat po përballen”.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












