Lajme
Italia do të ndihmojë me armë Ukrainën edhe në vitin 2023
Qeveria e Italisë miratoi dekretin e ri për furnizimin e Ukrainës me armë dhe pajisje ushtarake në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Ministrave, i kryesuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, diskutoi për dekretin që aktualisht ofron ndihmë me armë për Ukrainën dhe do të përfundojë në fillim të vitit.
Pas mbledhjes së kabinetit, me propozimin e kryeministres Meloni, ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, Këshilli i Ministrave miratoi një ligj që përmban dispozita urgjente për zgjatjen e furnizimit me armë për Ukrainën deri më 31 dhjetor 2023.
Me dekretin e 6-të, i cili duhet të kalojë miratimin parlamentar, Qeveria e Italisë do të mund t’i sigurojë Kievit armë gjatë vitit të ardhshëm, pa pasur nevojë të kërkojë miratimin e Parlamentit për çdo dërgesë të re.
Sipas lajmeve të mediave italiane, dekreti i fundit parashikon sigurimin e një sistemi raketash tokë-ajër me rreze të shkurtër veprimi për Ukrainën.
Më tej thuhet se Qeveria e Kievit kërkoi sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur infrastrukturën e vendit përballë sulmeve ajrore të Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për gazetën italiane “Corriere della Sera” më 25 tetor tha se ai kërkoi një sistem të mbrojtjes ajrore nga Italia kundër sulmeve ajrore të Rusisë.
Italia më herët me 5 dekrete të veçanta të nxjerra gjatë qeverisë së Mario Draghit i siguroi Ukrainës municione dhe materiale mbështetëse ushtarake në madhësi të ndryshme, si sisteme raketash dhe obusë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












