Muzikë
Tri artiste shqiptare, në top listën e Billboard
Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha janë renditur ndër këngëtaret më të dëgjuara, përcjell albinfo.ch.
Billboard ka publikuar top-listat zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.
Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.
Në krye të kësaj liste është artistja shqiptarja Dua Lipa, me këngën e saj “Cold Heart ”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar, Elton John.
Por, ajo nuk është e vetmja, pasi pjesë e top-listës janë edhe dy artiste të tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max. Kjo e fundit renditet në vendin e katërt me këngën “The Motto”, një këngë e cila është në bashkëpunim me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Tiwsto.
Nërsa , në vendin e shtatë renditet Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me Dj e njohur David Guettan.
Këngët e Duas dhe Avas u publikuan vitin e kaluar, ndërsa ajo e Bebe Rexhës ka vetëm tre muaj që është publikuar.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













