Kosova
Vrasja makabre e shtatzënës, mblidhen sot krerët e shtetit
Pas ngjarjes tronditëse, presidentja Vjosa Osmani ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut.
Në këtë takim, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, pritet të dilet me qëndrime konkrete për masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e dukurisë së vrasjes së vajzave dhe grave në Kosovë.
Osmani tha se si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet.
“Në këtë takim përveç liderëve institucionalë, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura. Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucionin të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkretet se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid, sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqërisë jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, tha Osmani.
I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së mbrëmjen e së mërkurës, ndodhet ende në arrati.
Policia gjatë ditës së djeshme e ka shpallur në kërkim të njëjtin, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta kapur.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së djeshme ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të Sokol Halilit.
Sveçla ka thënë se arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti.
Të njëjtit, siç u raportua dje, i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja”. Policia tha se i dyshuari është kërkuar në disa lokacione, por ende nuk kanë arritur ta kapin.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











