Lajme
Ajri i ndotur shkakton 1 milion lindje bebash të vdekura
Të paktën një milion lindje bebesh të vdekura çdo vit në botë shkaktohen nga ndotja e ajrit, thuhet sipas studimit të parë global të këtij lloji.
Britanikja ‘The Guardian’ shkruan se gjysma e totalit të lindjeve të vdekura në gjithë botën shkaktohen nga ekspozimi ndaj mikropjesëzave plastike apo metalike me mase 2.5 mikron ose me shume, që kryesisht prodhohen nga karburantet fosile.
Studimi përfshinte 137 shtete në Azi, Afrikë e Amerikën Latine, ku ndodh dhe numri më i madh i lindjeve të vdekura, thotë studimi, i cili bazohet në të dhënat e më shumë se 45,000 lindjeve të vdekura dhe të suksesshme.
Lindjet e vdekura përshkruhen në raportin e vitit 2020 të publikuar nga Unicef.
Studimi epidemiologjik nuk ekzaminonte se cilat përmasa të pjesëzave ndotëse shkaktojnë lindjet e vdekura, por vjen pas zbulimeve të muajit të shkuar se mikro-pjesëza plastike e metalike janë gjetur në trurin dhe mushkëritë e fetuseve të lindura të vdekura.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














