Lajme
Protesta në Prishtinë: “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”
Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”, sot është protestuar në Prishtinë për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.
Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.
“Polici, jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.
Protestueset para ndërtesës së Qeverisë ripërsëritin kërkesen për legalizimin e sprejit. Ndërsa, hodhën derivate të naftës për të ndezur zjarr para objektit të Qeverisë.
Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra një 35-vjeçare shtatzënë, e cila ishte në prag të lindjes së një foshnje.
Ish-bashkëshorti i saj është personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes, ndërsa i njëjti po kërkohet nga organet e rendit dhe gjendet në arrati.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











