Lajme
OKB: Mbrojtja e ekosistemeve të botës kërkon 384 miliardë dollarë në vit
Investimet në mbrojtjen dhe menaxhimin më të mirë të ekosistemeve botërore duhet të arrijnë në 384 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2025, në mënyrë që të mbrohemi nga kërcënimet e ndryshimeve klimatike dhe humbja e burimeve natyrore.
Kjo ishte deklarata e Organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit këtë të enjte. Bëhet fjalë për më shumë se dyfishin e nivelit aktual të investimeve.
Kjo llogaritje e OKB-së do të paraqitet në një samit të biodiversitetit që fillon javën e ardhshme në Montreal, ku vendet do të përpiqen të bien dakord për të mbrojtur natyrën dhe kafshët e egra nga humbja dhe degradimi i mëtejshëm i florës, faunës dhe peizazheve.
Aktualisht, 154 miliardë dollarë shpenzohen çdo vit, kryesisht nga qeveritë, për veprimet për mbrojtjen dhe menaxhimin më të mirë të ujit, tokës, ajrit dhe kafshëve të egra, të njohura si “zgjidhje të bazuara në natyrë”, sipas një raporti të Programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP).
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













