Kosova
Kurti: Nuk e lejojmë Asociacionin
"Kemi përvojë të hidhur nga Bosnja dhe Hercegovina"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për shkak të përvojës së hidhur nga Bosnjë e Hercegovina, nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sepse nuk do që Serbia ta “kopjojë modelin” e Republikës Serbe, përcjell albinfo.ch.
Ai një gjë të tillë e ka deklaruar përgjatë një interviste për mediumin ‘N1 Sarajeva’, ku tha se pengesat e krijuara mes Prishtinës dhe Sarajevës vijnë si pasojë e Beogradit.
“Para disa vjetësh, kur isha në Srebrenicë, më duhej të merrja një vizë në Ambasadën e Bosnjë e Hercegovinës në Shkup dhe më dhanë vetëm një për pesë ditë. Kemi shumë pengesa ndërmjet Prishtinës dhe Sarajevës, por mendoj se këto pengesa vijnë vetëm nga Beogradi. Serbia e konsideron Bosnjë e Hercegovinën si një shtet të përkohshëm dhe po punon për ta ndarë atë përmes Republikës Serbe. Problemi mes marrëdhënieve tona të ndërsjella është Beogradi zyrtar”, ka deklaruar ai.
Ai ka shpresuar që të ratifikohet marrëveshja e arritur në Procesin e Berlinit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës dhe ata të Bosnjës të lëvizin lirshëm me leternjoftime nëpër dy shtetet respektive.
“Kosova nuk do ta lejojë Republikën Serbe brenda Kosovës dhe ne e dimë shumë mirë se këtë e dëshiron Serbia. Ne kemi përvojë të hidhur nga BH dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjojë atë model në Kosovë”.
“Në Republikën e Kosovës do të donin që Kosova të mos jetë shtet, dhe do të donin Asociacionin e Komunave Serbe, që do të ishte shtet i Serbisë në kuadër të Republikës së Kosovës”, ka komentuar Kurti synimet e Beogradit kur ka folur për Asociacionin.
Kryeministri Kurti ka folur edhe për planin franko-gjerman, të cilin e ka quajtur si një bazë të mirë të dialogut me Serbinë.
Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për idenë e shkëmbimit territorial, duke thënë se kjo është ide e Beogradit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












