Kosova
Shtatzëna e vrarë në oborrin e QKUK-së ishte në proces të divorcit
Rasti tragjik i ndodhur para më pak se një orë në oborrin e QKUK-së, e ka tronditur tërë vendin.
Dyshimet e para janë së gruaja shtatzënë u vra nga burri i saj.
Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në Radio Dukagjini, ka thënë se e ndjera ishte në proces të divorcit me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ia ka marrë jetën asaj me armë zjarri.
Viktima besohet të jetë nga komuna e Lipjanit.
Ajo ka thënë se gratë e vajzat janë tejet të rrezikuara dhe të lëna anash nga institucionet e sigurisë.
“Kemi të përditshme raportimet në polici për dhunën në familje, këtë muaj kemi vrasjen e dytë, kjo na lë të kuptojmë që vajzat dhe gratë tona janë në luftë, në Kosovë jemi duke jetuar një dukuri të keqe, por kjo na lë të kuptojmë se si i trajtojnë institucionet vajzat dhe gratë tona. Kemi arritur të kuptojmë që çifti kanë qenë në proces divorci, e kjo lë të kuptojë shumë se si i trajtojnë këto raste prokurorët dhe gjykatësit. Drejtësia po çalon në procesin e dhunës në familje dhe atë seksuale”.
Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vrasjen e një gruaje të moshës rreth 35-vjeçare.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













