Lajme
Zbulohet ilaçi kundër Alzhajmerit, vonon me 5 muaj degradimin e trurit
Një ilaç eksperimental kundër Alzhajmerit ngadalësoi për herë të parë progresin e kësaj sëmundjeje që prek trurin. Studiuesit nuk mund të parashikojnë ende efektet e këtij zbulimi tek cilësia e jetës së pacientit, por zbulimi shihet si një shpresë e re pas zhgënjimeve të vazhdueshme për një trajtim më dinjitoz.
“Rezultatet e proceseve klinike treguan se ilaçi “Lecanemab” ngadalësoi avancimin e sëmundjes. Dhe ne besojmë se kjo u jep shpresë pacientëve dhe mjekëve, stimulon më tepër kërkimet për Alzhajmerin dhe sëmundjet nervore”, shprehet Dr. Michael Irizarry, specialist.
Rreth 1.800 persona në fazat e para të sëmundjes morën pjesë në studim. Ilaçi vonoi përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me rreth 5 muaj.
“E kuptojmë se kjo nuk është një kurë dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë do të thotë të ngadalësosh Alzhajmerin, pasi është hera e parë”, thekson Maria Carrillo.
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet po shqyrton përshpejtimin e aprovimit të “Lecanemab”. Vendimi mund të merret në fillim të janarit.
Thuajse të gjitha mjekimet ekzistuese për miliona pacientë me Alzhajmer në mbarë botën vetëm sa lehtësojnë simptomat./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











