Shqipëria
Shqiptarët reduktojnë konsumimin e kafesë
Importet e mallrave të konsumit po vijnë në ulje për shkak të çmimeve të larta, por importet e kafesë shënuan rënien më të fortë nga të gjitha grupet.
Kafja është një produkt mjaft popullor në vendin tonë dhe është aktiviteti më i përhapur i biznesit në vend.
Të dhënat nga INSTAT për 10-mujorin që referojnë tregtinë me jashtë tregojnë se importet e kafesë shënuan rënie me 23% gjatë janar-tetor. Gjatë kësaj periudhe u importuan 6 tonë kafe, çaj dhe erëza nga 7,8 tonë ne të njëjtën periudhe të vitit 2021, me një rënie 23%.
Peshën kryesore në importet e këtij grupi mbi 95 për qind e ka kafeja. Edhe Ministria e Financave raportoi në të dhënat e 9 – mujorit se importet e kafesë ishin më të ulëtat që nga viti 2014.
Burimet nga tregu pohojnë se rënia e importeve të kafesë lidhet me tkurrjen e konsumit sidomos në bare dhe restorante. Rënia e konsumit ka disa arsye pse po ndodh, shkruan monitor, përcjell albinfo.ch.
E para, çmimet e larta kanë frenuar shpenzimet për disa shtresa. Baret dhe restorantet përballë kostove më të larta dhe rritjes së çmimit të kafesë në bursa kanë rritur çmimin e një filxhani kafe në bare. Në zonat më të frekuentuara të Tiranës një kafe kushton rreth 90-100 lekë, nga 70-80 lekë më parë.
Konkurrenca e madhe po pengon, pasi logjikisht çmimi i një filxhani kafe nuk duhet të jetë më pak se 1 euro në gjithë vendin, pohojnë administratorë të bareve të kafesë.
“Kostot nga qira dhe nga pagat e stafit janë rritur ndjeshëm. E kemi rritur çmimin gradualisht për të mbajtur nën kontroll klientelen, por është shumë e vështirë. Në një muaj fitimet nuk janë as një rrogë normale”, tha administratori i një bari në zonën e Tiranës së Re.
Kryetari i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, se për shkak të rënies së xhiros në kryeqytet shumë struktura shërbimi po jepen me qira, pasi për pronarët është e paleverdishme mbajtja e biznesit.
Rënia e konsumit tha ai po nxitet nga kriza ekonomike dhe nga emigrimi i mprehtë i njerëzve. Emigrimi jep ndikim të menjëhershëm të konsumi i kafesë, tha Jahaj.
Në Tiranë gati gjysma e lokaleve po jepen me qira. Shqiptarët nuk kanë më para të shpenzojnë. Në kahun tjetër, me rritjen e lartë të çmimeve të furnizimeve për pronarët është e vështirë mbajtja hapur biznesit. Mbyllja e bizneseve do të vazhdojë jo vetëm këtë vit, por edhe për 2023, tha Jahaj.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












