Lajme
Industria evropiane e metaleve, në rrezik nga kriza globale
Kriza aktuale e energjisë dhe ndërprerja e furnizimeve ruse të karburanteve fosile po rrezikojnë sektorin industrial të Evropës dhe madje mund të çojnë në deindustrializim, tha organizmi i njohur konsulent i biznesit PWC në një studim.
Evropa po humb konkurrencën dhe atraktivitetin e saj si një vend prodhimi me industrinë në Gjermani, fuqinë ekonomike të kontinentit, që është goditur veçanërisht rëndë nga rritja e mprehtë e kostos së gazit natyror.
“Shumë kompani mund të vendosin në të ardhmen të ristrukturojnë prodhimin e tyre brenda Evropës”, tha Andreas Spane, kreu i degës së ”PwC Strategy” dhe që përpiloi studimin.
”Sektorët e metaleve, kimikateve dhe automobilave janë nën presion të jashtëzakonshëm në Gjermani, ndërsa çmimet po rriten në mënyrë më të moderuar në Francë dhe Spanjë, kryesisht si rezultat i energjisë së prodhuar nga energjia bërthamore ose nga burimet e rinovueshme”, zbuloi studimi.
”Vendet shumë të varura nga furnizimet ruse të karburanteve fosile, si Polonia, janë nën presion ekstrem”, tha ai, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa industria gjermane po prodhon me kosto më të ulët se mesatarja e BE-së, kompanitë në sektorët më të prekur mund ta zhvendosnin prodhimin jashtë bllokut.
Kjo mund të çojë në ndryshime strukturore në peizazhin industrial të BE-së apo edhe në deindustrializim.
Studimi parashikoi se kushtet e tregut të energjisë do të lehtësoheshin vetëm në vitin 2024.
Ai vuri në dukje se kishte mundësi biznesi në zgjerimin e energjisë së rinovueshme dhe dekarbonizimin e prodhimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










