Shqipëria
110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
Shqipëria sot e shënon 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mbarë kombi shqiptar Ditën e Flamurit. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
Në po të njëjtën datë, 579 vjet më herët, gjegjësisht më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.
Sot në Shkup në nder të 28 Nëntorit mbahet akademi tradicionale solemne.
E-Diaspora
-
Kurti fton diasporën të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës përmes diplomacisë qytetare Përmes një video-mesazhi kushtuar bashkatdhetarëve, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria që udhëheq...
-
Gjuha e arbëreshëve zyrtarizohet në shërbimet e gazetarisë në kanalet Rai Calabria
-
Cyrih: Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”
-
U mbajt simpoziumi shkencor në rastin e ditëlindjes së Skënderbeut
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme Austria përballet me mungesë punëtorësh, të Gjelbrit humbasin terren në garën zgjedhore në BE dhe lajme...
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
-
Zakonet austriake të të ngrënit, nga të cilat bota mund të mësojë
-
Si të martoheni në Austri si i huaj?